‘Ende e dua…’/ Graniti për ish-partneren: Lidhja u bo toksike, arsyeja e ndarjes ishte hyrja në BBV

14/11/2021 13:18

Pas daljes nga Big Brother Vip, Granit Cana ka folur për Fan Club, duke dhënë më tepër detaje rreth marrëdhënies së krijuar mes tij dhe Fifit brenda shtëpisë dhe në anën tjetër për të dashurën e tij jashtë!

Graniti tha se me Fifin e kanë lidhur shumë gjëra që prej fillimit dhe muhabeti me të e ka bërë të ndihet mirë.

“Mu më kanë lidhur shumë gjëra me Fifin që në fillim! Prej fillimit që kam filluar muhabet. Ashtu jam ndjerë për gjithçka kam bërë. Lidhje s’kam pas aty jam futur single. Ka qenë çështje e kohës. Si kam premtuar Fifit që do e marr nuse për shpi, por i kam thënë që do njihemi”, u shpreh Graniti.

Më tej, ai shton se është futur brenda shtëpisë së BBV ’single’, ndërsa me vajzën që ende e ka në zemër kanë lënë marrëdhënien e tyre pezull dhe arsyeja ka qenë pjesëmarrja e Granitit në këtë reality show. Graniti tha se pas daljes nga spektakli ka komunikuar me të dashurën e tij dhe shpreson që gjërat mes tyre të rregullohen!

“Unë kam qenë single kur jam futur në Big Brother. Single kam qenë, ka qenë diçka pezull! Vajza që është jashtë kërkoi falje për letrën, m’ka ardh keq për ty, është ndje keq sepse edhe ajo e ka përjetu keq që unë dola. Nuk u ndje mirë për punën e Fifit dhe e ka vujt.

Kur ka ardhur puna e Big Brother ajo është ndjerë keq dhe e kemi lënë. Marrëveshje nuk kemi bërë, jam futur vetvetja pa asnjë skenar. Filloi me u bo lidhja pak toksike dhe arsyeja kryesore e ndarjes ishte hyrja në Big Brother. Po kam folur me atë vajzën, kemi mbet me u taku, dhe shpresoj të sqarojmë gjërat. Do doja të ktheheshim përderisa e kam akoma në zemër”, tha më tej Graniti.

Kujtojmë se vajza në fjalë zgjedhoi që në një prej netëve live, nëpërmjet një letre të sqarojë një herë e mirë gjithë situatën mes tyre pas shumë aludimeve.

‘’Jam e lënduar, nuk je Graniti që njoh unë. Graniti që njoh unë nuk I jep shpresa një femre për të cilën nuk ka interes te ketë një lidhje. Vazhdo shijoje atë eksperiencë dhe mos harro se unë nuk jam pjesë e saj. Zemrat nuk bëjnë lojëra’’,- shkruante ajo ndër të tjera në letër.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA