Sapo hyri në shtëpinë e “Big Brother”, Dj PM ‘shënjestroi’ Sarën duke thënë se është shumë e bukur dhe para se të flinte qëndroi pranë saj.

Marrëdhënia mes dyshes po forcohet çdo ditë e më shumë teksa të dy kanë pranuar se kanë kimi me njëri-tjetrin!

Në një lidhje live për ‘Fan Club’ foli edhe motra e Pajtimit, për marrëdhënien e këtyre të fundit, që sa vjen dhe po bëhet më interesante!

Ajo është tepër e lumtur për marrëdhënien mes dyshes dhe mes emocionesh u shpreh se Sara i pëlqen shumë dhe nëse ata ndjejnë diçka për njëri tjetrin do ta pranonte me shumë kënaqësi lidhjen mes tyre. Ndër të tjera, ajo foli edhe për deklaratat e Pajtimit, i cili tha se do të lidhej me Sarën për lojë e më pas të shkojë si të shkojë marrëdhënia mes tyre!

Motra e Dj PM: Sara më pëlqen shumë dhe nëse ata do donin që të kishin diçka pse jo. Më besoni ose jo Pajtimi po shpreh shumë sinqeritet është njësoj si në jetën reale. Nuk ka thënë që të bëjë një lojë me Sarën ose ta shfrytëzojë por në kuptimin për lojën momentale por jo të bëjë një lojë emocionesh që të shfrytëzojë Sarën për lojën brenda shtëpisë.

-A është Sara në tipi e PM?

Motra e Dj PM: Të dy janë të rinj, janë në botën e njëjte pak a shumë, ndoshta mund të funksionojë një lidhje shumë e mirë.

-Çfarë duhet të bëjë Sara që të bëjë PM për vete?

Motra e Dj PM: Asgjë të jetë thjesht ajo që është dhe të mos imponohet jashtë asaj që është. Çfarëdo që i bën ata të ndihen mirë dhe të lumtur ne do përkrahim Pajtimin.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA