Tronditet kryqyteti nga një atentat që ndodhi rreth orës 19 e 30 në zonën e Astirit ku mbetën të vrarë dy persona, Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armand Dumani 26 vjeç.

Dy të rinjtë vdiqën në vend pasi mbi trupat e tyre u qëllua disa herë me breshëri plumbash. Në fotografi duket se si makina tip “Audi”, e cila drejtohet nga Erigers Mihasi është bërë shoshë nga plumbat.

Top Channel siguroi dhe një video vetëm pak minuta pas vrasjeve ku qytetarët komntojnë atë çfarë ka ndodhur fare pak metra larg Audit që ka ende brenda trupat e dy të rinjve.

Mësohet se automjeti tip Audi ku udhëtonin viktimat është qëlluar në ecje dhe më pas ka ndaluar në këtë pjesë të rrugës, dhe dy mjetet po udhëtonin nga pallati me shigjeta në drejtim të rrethrotullimit të ish sheshit Shqiponja.

Në zonën e Thumanës në fushë Krujë është gjetur një automjet tip Toyota i djegur, i cili dyshohet se është i atentatorëve. Policia njoftoi se target e mjetit të djegur janë të vjedhura.

Policia qëndroi në vend ngjarje për rreth dy orë ndërsa për të zbardhur vrasjet do të duhet të kontrollohen dhe kamerat e sigurisë të unazës së re, që aktualisht është duke u rindërtuar.

FOTO GALERI
3/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA