Shqiptarët kanë shumë urrejtje/ Studimi, 60 për qind e kanë prodhuar. Urrejtja më së shumti në rrjetet sociale

12/11/2021 19:50

Nga 1800 shqiptarë të anketuar, në një studim të realizuar nga këshilli i Europës në bashkëpunim me komisionerin për mbrojtjen nga diskriminimi, ka rezultuar se 60% e tyre jo vetëm që e njohin gjuhën e urrejtjes por edhe e kanë përjetuar personalisht atë.

Nëse në kohën e komunizmit shqiptarët shprehnin gjuhën e urrejtjes nëpërmjet fletërrufeve, në ditët e sotme platforma që shërben për ‘shkarkimin’ e ndjenjave të tyre janë rrjetet sociale.

Motivet që ngacmojnë gjuhën e urrejtjes sipas studimit në nivel kombëtar janë varfëria, opinioni politik, etnia apo raca.

Blogerja Ditea Berisha  tregon se nuk është e lehtë të jetosh në periudhën e instagramit, teksa përballesh me gjuhën e urrejtjes.

 

Top Channel