Një makinë tip “Reno” është djegur gjatë orëve të para të ditës në lagjen Partizani, në Vlorë.

Sikurse shihet edhe nga pamjet e siguruara nga “Top Channel” makina është shkrumbuar e tëra dhe në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse që bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Paraprakisht dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme.

“Më datë 12.11.2021, rreth orës 08:10, në lagjen “Partizani”, Vlorë, në oborrin e banesës së shtetasit I. H., 30 vjeç, është djegur një automjet tip “Reno”, në pronësi të shtetases E. S”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA