Një aksident ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë mbrëmjen e kësaj të premteje, ku kanë mbetur të plagosur katër persona.

Automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga  një 20-vjeçar banues në Tiranë po transportonte emigrantë të paligjshëm.

Policia i kanë bërë shenjë për të ndaluar por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit dhe ka shtuar shpejtësinë e mjetit.

Për pasojë në vendin e quajtur “Uji i ftohtë”, Tepelenë makina ka dalë nga rruga dhe si rezultat kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 3 emigrantë të paligjshëm që ndodheshin në mjet.

“Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në afërsi të lagjes “Kordhoc”, shërbimet e policisë kanë konstatuar automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohej se transportonte emigrantë të paligjshëm. Shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë për të ndaluar por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë duke shtuar shpejtësin e mjetit.

Për pasojë në vendin e quajtur “Uji i ftohtë”, Tepelenë mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe si rezultat kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 3 emigrantë të paligjshëm që ndodheshin në mjet, të cilët janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pa probleme për jetën“, sipas policisë.

Ata janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel