Snajperi famëkeq i Uashington hëngri pulë me kek luleshtrydhesh si vakt i fundit para ekzekutimit (fotot)

11/11/2021 15:35

John Allen Muhammad është ekzekutuar në nëntor 2009 me injeksion fatal për vrasjen e 10 njerëzve në Uashington, duke u kthyer në “martir për gjithçka të gabuar që dënimi me vdekje përfaqëson”, sipas mediave vendase.

Autori i vrasjeve me snajper në 2002 kërkoi salcë të kuqe dhe kek luleshtrydhesh si vaktin e tij të fundit para ekzkutimit.

Allen Muhammad u ekzekutua mëngjesin e 10 nëntorit 2009, pasi apeli i tij u refuzua nga Gjykata e Lartë e SHBA.

Bashkëpunëtori i Muhammad, Lee Boyd Malvo, i cili ishte vetëm 17 vjeç në kohën e vrasjeve, është duke kryer gjashtë burgime të përjetshme prapa hekurave.

Avokati i të ekzekutuarit tha se ai kishte ngrënë pulë me salcë të kuqe dhe kek luleshtrydhesh, njofton BBC.

Dëshmitarët përshkruanin momentet e tij të fundit duke thënë: “Zoti Muhammad u pyet nëse donte të bënte një deklaratë të fundit. Ai nuk ua vuri veshin zyrtarëve dhe nuk bëri deklaratë.”

Ata tregonin se i dënuari kishte qëndruar i palëvizur, me kokën të kthyer pak anash teksa drogat fatale i injektoheshin.

Autoritetet thonin se gjendja e tij ishte tipike e veteranëve të ushtrisë së SHBA të kthyer nga luftërat e Gjirit Persik të viteve 1990–1991.

Ish-ushtarakët që vuajnë nga sindromat shfaqin lodhje të skajshme, probleme konjitive, pagjumësi, alergji dhe diarre.

BBC shkruante në raportimin e saj se i dënuari vuante nga shumë sindroma: “Psikiatri që e ekzaminoi tha se është paranojak, psikotik dhe në deluzion”.

Mes spektatoreve te ekzekutimit ishte dhe bija e nje prej viktimave te Muhammad ne Arizona , Cheryll Witz.

FOTO GALERI
3/4
Allen Muhammad u ekzekutua mëngjesin e 10 nëntorit 2009, pasi apeli i tij u refuzua nga Gjykata e Lartë e SHBA.

Top Channel