Në orën 3 të mëngjesit dy persona humbën jetën në një aksident që ndodhi në kryqëzimin e 21 këtu në Tiranë. Viktima është një punonjës i policisë së burgjeve që natën punon taksist dhe pasagjeri i tij. Mjeti i tyre u godit nga një mjet që drejtohej nga një person i dehur dhe me armë zjarri në makinë.

Polici i burgjeve Luan Cenollari dhe pasagjeri Ali Bejo po udhëtonin në mëngjes herët me këtë mjet Honda. Sapo hynë në kryqëzimin e 21 në Tiranë, ata kanë goditur anash nga një mjet Citroen c3 që drejtohej nga Emirjan Doko. Ky i fundit ishte i dehur dhe ka hyrë në kryqëzim me semafor të kuq dhe me shpejtësi të madhe. Përplasja shumë e fortë i mori jetën dy personave, ndërsa shkaktari i aksidentit nuk ka pësuar dënime serioze.

Policia konstatoi se Doko ishte i dehur ndërsa në automjet atij i është gjetur edhe një armë zjarri pa leje. Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë ka shpërndarë një mesazh teksa i shpreh ngushëllimet familjes. Ajo shkruan se gjendja e vështirë ekonomike dhe pamundësia për të përballuar koston e jetesës në metropol, kishte detyruar kolegun, që të punonte si taksist.

Pak orë më vonë një tjetër polici është përfshirë në aksident në afërsi të mbikalimit të Patokut, ka ndodhur një aksident në të cilin është përfshirë edhe një automjet policie. Siç duhet edhe nga pamjet, mjeti që shkaktoi aksidentin është përplasur me mjetin e policisë dhe më pas është përmbysur në rrugë. Drejtuesit e mjeteve një prej të cilëve punonjës policie kanë pësuar dëmtime të lehta.

Policia po heton ngjarjen e cila duket se ka ndodhur për shkak të shpejtësisë dhe humbjes së kontrollit të mjetit në një aks me shumë lëvizje.

Top Channel