“Ore Ristan, nuk e rrëzoni dot Bashën”, Ngjela parashikon çfarë do ndodhë mes kryedemokratit dhe Berishës

08/11/2021 22:41

Avokat Spartak Ngjela në një lidhje Live në Open komentoi situatën në Partinë Demokratike, në një kohë që Berisha ka dhënë një datë se kur do të mbledhë Kuvendin e Partisë.

Sipas Ngjelës Berisha nuk do të mundet të bëjë dot asgjë, për disa arsye.

Ngjela: Ka vetëm një argument juridik si do zgjidhet kuvendi, i cili zgjidhet me delegatë dhe ka zgjedhur Bashën, organet, ai është akoma permanent, që ta mbledhësh atë të duhen 25 firma , a i ka Berisha këto, jo.

Kuvendi ose zgjidhet me delegatë ose ka statute që e kanë permanent nga zgjedha në zgjedhje. Nëse statuti i PD është ai i tjetri, nuk kemi parë gjë deri tani, nëse është statuti si para 2 viteve, është kjo që them unë.

Delegatë nuk ka , Saliun besoni ju ore, gënjeshtar universal, unë jam avokat, cili është sistemi juridik që po nxjerr kuvendin.

Partia politike është persona juridik, ka një procedurë tani , firmat merren me akt noterial, me identifikim te secilit dhe pastaj këta duhet të vijnë të gjithë

Tani falsifikimi i firmave për një proces të tillë është vepër penale, Saliu nuk e treguar 25 përqindshin, ka futur kokën në rërë si struci.

Tani kryetari i sjell policinë. Se nuk e njeh kuvendin ai.

Top Channel