Trafik droge drejt Greqisë/ Goditet grupi i strukturuar kriminal! Tre të arrestuar, mes tyre avokati Joni Mosku

07/11/2021 08:25

Operacioni antidrogë në Korçë goditi një grup të strukturuar kriminal, i cili transportonte lëndë narkotike drejt Greqisë.

Katër persona janë vënë në pranga, 3 prej tyre me precedent të mëparshëm penal në fushën prodhimit, shitjes, trafikimit të narkotikëve dhe dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në pranga ranë Ligor Romaçka, 29 vjeç, banues në Korçë; avokati Joni Mosku, 36 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; Idriz Manej, 66 vjeç, banues në Shkodër,i dënuar më parë për veprën “Trafikimi i narkotikëve”;  Albion Çiko, 21 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Joni Mosku tentoi të kalonte kufirin drejt Greqisë me mjetin tip “Opel Meriva” dhe 66 kg kanabis, ndërsa u kap në Pikën e Kalimit Kufitar Goricë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të një magazine në lagjen nr. 1, Korçë, të marrë në përdorim nga Ligor Romaçka, në brendësi të një mjeti tip “Opel Meriva”, pa targa, pa dokumentacion, u gjet 48 kg kanabis dhe një presë që shërben për paketimin e lëndës narkotike, si dhe gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjet një armë sportive tip pistoletë.

Nga hetimet rezulton se bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale ishin edhe dy persona, Idriz Menaj, në rolin e poseduesit të lëndës narkotike dhe shtetasi Albion Çiko, i cili kishte kryer modifikimin e mjetit, me qëllim fshehjen e sasisë së lëndës narkotike.

Në total u sekuestruan 114 kg  kanabis, 1 armë sportive tip pistoletë, 4 automjete, 6 aparate celularë dhe 1 presë e cila shërbente për paketimin e lëndës narkotike.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve sportive”.

FOTO GALERI
4/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA