Sozia e aktorit të njohur të Hollywood-it, Leonardo DiCaprios është shprehur së fundmi se karantina e imponuar nga pandemia COVID-19 e ka shëndoshur dhe tani nuk i ngjan më edhe aq shumë yllit hollivudian.
39-vjeçari rus Roman Burtsev u bë i famshëm pasi fotot e tij u bënë virale në internet, por koronavirusi i ndërpreu planet e tij për të bërë karrierë me pamjen e jashtme, shkruan Top Albania Radio.
Aktualisht, ai jeton në një apartament me prindërit e tij dhe u shpreh se:
“Problemet për mua nisën kur në prill 2020 u vendos karantina, duke bërë që njerëzit të më harronin. Duke qëndruar vetëm në shtëpi, u shëndosha shumë. Kisha kontrata me firma të ndryshme, por që u prishën pasi unë nuk po i humbja dot kilogramët e tepërt”.
Por, rusi është i vendosur që të ndryshojë gjithçka deri në fund të vitit të ardhshëm:
“Kam gjetur një metodë për të rënë në peshë dhe jam në rrugën e duhur tashmë. Planet e mia për të ardhmen janë të thjeshta: familje, fëmijë dhe shtëpi”.
Ndërkaq, ju rikujtojmë se së fundmi Leonardo DiCaprio është shfaqur së bashku me të dashurën e tij 22 vite më të re, Camila Morrone për të festuar ditëlindjen e një mikut të tyre, në një darkë në klubin Soho House në Malibu. Gjithashtu DiCaprio vazhdon të konfirmojë vëmendjen ndaj mjedisit e së fundmi ka vendosur të investojë në sektorin e kultivimit të mishit, në veçanti të viçit, në përputhje me normat e respektimit të ambientit.
Top Channel