“Mendoja se isha homoseksual”/ Çudit Ed Sheeran: Kam një anë të madhe femërore (Fotot)

02/11/2021 13:29

Ed Sheeran ka deklaruar se gjatë kohës që ishte në rritje e sipër ka menduar se ishte homoseksual pasi kishte një anë të madhe femërore.

30-vjeçari tha se interesat e tij, të cilat ai beson se janë “femërore”, e bënë atë të pyeste për seksualitetin e tij kur ishte fëmijë.

“Unë kam një anë të caktuar femërore, deri në atë pikë sa, kur isha fëmijë, për pak mendova se isha homoseksual”, tha artisti britanik.

“Patjetër që kam një anë të madhe femërore. Unë e dua teatrin muzikor, e dua muzikën pop, e dua Britney Spears. Ana ime mashkullore ndoshta ndalon në pirjen e birrës dhe shikimin e futbollit. Unë nuk jam një person jashtëzakonisht mashkullor. Unë nuk jam një djalë i makinave. Më pëlqen një makinë e bukur, por nuk jam tip makine”, tha tutje këngëtari.

Kujtojmë që artisti është i martuar me Cherry Seaborn dhe çifti kanë një vajzë 15 muajshe, Lyra.

Këngëtari, publikoi albumin e tij të katërt në studio “Equals” javën e kaluar.

FOTO GALERI
7/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA