Biden “zbutet” para Erdoganit: SHBA-ja dhe Turqia duhet t`i shmangin krizat!

02/11/2021 11:23

Presidenti Joe Biden i uli ndjeshëm tonet në takimin me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan në Romë, përpara nisjes në Glasgoë. Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara dhe Turqia duhet t’i menaxhojnë më mirë mosmarrëveshjet.

Partneriteti mes dy vendeve anëtare të NATO-s u vu në provë nga kërcënimi i Turqisë për të dëbuar të dërguarin amerikan dhe nga blerja prej saj e një sistemi raketash ruse.

“Duam të zhvillojmë një dialog të mirë”, u shpreh Biden kur dy udhëheqësit dolën para gazetarëve përpara bisedimeve me dyer të mbyllura. Voa thotë se presidenti amerikan nuk iu përgjigj pyetjeve për afrimin e Turqisë me Rusinë, apo për situatën e të drejtave të njeriut në Turqi.

Në takim, ai konfirmoi sakaq rëndësinë e Ankarasë si aleate e rëndësishme në NATO dhe në partneritetin me Shtetet e Bashkuara, por ia përsëriti Erdoganit sistemin e raketave ruse S-400, thuhet në një deklaratë të qarkulluar nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti turk e ka lënë të hapur mundësinë për blerjen e sistemi të dytë raketash ruse, megjithë kundërshtitë që shkaktoi marrëveshja e vitit 2017 për blerjen e raketave të para.

Turqia u përjashtua nga një program amerikan për avionët luftarakë F-35 dhe zyrtarëve të saj të mbrojtjes iu vunë sanksione pas blerjes së sistemit të raketave ruse S-400. Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë me forcë përdorimin e sistemeve ruse brenda NATO-s dhe thonë se ato përbëjnë rrezik për avionët F-35.

Top Channel