Liderët e G20 mblidhen në shatërvanin e Trevit, momenti kur hedhin monedhat në grup

31/10/2021 12:52

Udhëheqësit e G20 në ditën e dytë të samitit të tyre në Romë të dielën, u mblodhën para shatërvanit të famshëm të Trevit, ku përvec fotos zyrtare, nuk mungoi edhe tradita e hedhjes së monedhave në shatërvan.

Liderët janë mbledhur për të diskutuar nëse mund të japin një angazhim kuptimplotë për ndryshimin e klimës përpara bisedimeve vendimtare të OKB-së.
Grupi i 20 ekonomive kryesore të botës lëshon gati 80 për qind të emetimeve të karbonit dhe një premtim për veprim do të ofronte një nxitje shumë të nevojshme për bisedimet për klimën COP26 që fillojnë në Glasgow të dielën.

Por komunikatat paraprake sugjerojnë se ata nuk do të arrijnë të bëjnë një premtim të fortë për të mbajtur ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale ose një afat kohor të qartë se si të arrihen emetimet neto zero.Ekspertët thonë se përmbushja e objektivit 1.5 – është objektivi më ambicioz në marrëveshjen e klimës së Parisit të vitit 2015 – që nënkupton uljen e emetimeve globale gati në gjysmë deri në vitin 2030 dhe në “neto-zero” deri në vitin 2050.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se elementet e deklaratës përfundimtare të G20 “janë ende duke u negociuar”, duke shtuar se samiti i Romës kishte të bënte me “ndihmën në ndërtimin e momentit” përpara Glasgout.

Top Channel