6 vite nga sulmi terrorist, turistët rus rikthehen në në Sharm el Sheikh

31/10/2021 15:30

6 vite pas sulmit terrorist të isis , turistët rus janë rikthyer në Sharm el Sheikh.

“Para 2015-ës, kishte rreth 120-150 fluturime që vinin nga Rusia çdo javë… Shpresojmë që gjërat të kthehen ashtu siç ishin”, i tha AFP-së udhërrëfyesi egjiptian Abdelqader Abdel-Rahman.

Ky atraksion turistik në Detin e Kuq, u godit keq ekonomikisht pas rrëzimit të një aeroplani në vitin 2015 që vrau 224 pasagjerë kryesisht rusë.
Sulmi u mor përsipër nga i ashtuquajturi grup xhihadist i Shtetit Islamik.

Pas rrëzimit të aeroplanit, Rusia vendosi një ndalim të plotë të të gjitha fluturimeve në Detin e Kuq që nga viti 2015, madje edhe në Kajro për disa javë.

Me pandeminë Covid-19 më pas, në vitin 2020, kjo ishte një goditje e dyfishtë duke larguar kështu edhe turistët e mbetur

Turizmi në këtë rajon përfaqëson rreth 10 për qind të PBB-së së Egjiptit ku një e treta e popullsisë prej 100 milionë banorësh jeton nën kufirin e varfërisë.

Top Channel