Në 2 Gusht të vitit 2015, Gjykata e krimeve të Rënda vendosi nën sekuestro 3 pallate 13 katëshe me 230 apartamente në total dhe një resort në bregdetin e Shëngjinit i quajtur “Ermiri Palace”.
Vendimi bëri mjaft bujë. Bëhej fjalë për një pasuri të jashtëzakonshme me vlerë mbi 10 milionë euro. Pronari i ndërtimeve ishte Astrit Nimani, një personazh që e ka ndryshuar identitetin në Astrid Limani.
“Me sa di është revokuar ai në Shëngjin, është revokuar se se kam në listat e mija” u shpreh Qirjako Theodhori, Kryeadministrator AAPSK
Pasuritë e Nimanit nuk u vunë kurrë nën administrimin e shtetit. Kjo, duket nëse shikon edhe në ekstraktet e kompanive të tij ku nuk ekziston asnjë shënim i tillë. Me vendimin e datës 19 Nëntor 2018, Gjykata e krimeve të Rënda ka vendosur heqjen e sekuestros dhe kthimin e pronave Nimanit. Duket se ai i ka pastruar përfundimisht burimin e dyshimtë pronave përmes këtij gjykimi.
“Skema me të cilat këta shmangin, d.m.th aktiviteti kriminal, aktorët kriminal shmangin detyrimin apo konfiskimin e pronave është nga më të ndryshmet, një mund jetë ndërhyrja në gjykata për të vonuar, ndryshuar, tjetërsuar proceduarat e hallkave adminsitrative deri në sekuestrimin e pronës” u shpreh Pano Soko, Ekspert Ekonomie
Top Channel