24/11 18:38
Këngëtarja Rezarta Shkurta paralajmëron për një prodhim të ri muzikor, që mund të jetë i fundit për të.
Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ajo shkruan “po sikur të iu them që do jetë një këngë e fundit. Mbyllje e një kapitulli sa të bukur aq dhe të vështirë për mua” dhe ndjekësit e kanë parë si një njoftim për mbylljen e karrierës muzikore.
Rezarta së fundi është përqëndruar në biznesin e saj, ku fotografon fëmijët ndërsa nuk ka publikuar asnjë këngë pas asaj të vitit 2016, që ishte një dedikim për bashkëshortin Ermal Hoxha.
“Gjysma ime” u lansua saktësisht më 14 dhjetor të vitit 2016, në momentin kur Hoxha ndodhej në burg.
Top Channel