Qëndresa Qytetare ka organizuar një konferencën “1 vit online transparenca financiare në Universitetet publike”, ku theksohet se Universiteti Politeknik i Tiranës zë vendin e parë për shpenzime të administratës.
Po ashtu Universitetet publike kanë kryer shpenzime të larta për blerje kancelarish dhe orendish zyrash, por nuk kanë bërë transparente detajet e mallrave të blerë.
Ajo që bie në sy tjetër është fakti se godinat bosh janë ruajtur me shifra marramendëse gjatë një viti kalendarik. Universiteti i Tiranës ka shpenzuar 555 250 Euro për roje dhe 236 200 Euro për kamera sigurie. UPT ka paguar 20 600 Euro për sigurimin e pasurisë së universitetit, ndërsa Universiteti i Elbasanit, i cili administron një numër më të ulët godinash ka shpenzuar gati dyfish më shumë se universitetet e tjera të rretheve për roje.
Konkluzionet e Qëndresës Qytetare:
- UPT zë vendin e parë për shpenzime të administratës, ku në 1 vit kalendarik përveç pagave bazë ka shpenzuar 357 750 Euro për shpërblime, 101 900 Euro për dieta, 50 500 Euro për karburant makine, 28 000 Euro për telefon/internet dhe 290 000 Euro pagesa të Bordit dhe Senatit Akademik.
- Megjithëse godinat kanë qëndruar bosh gjatë 1 viti të plotë akademik, 6 universitetet kanë shpenzuar për ngrohjen e tyre shuma të konsiderueshme 332 000 Euro. Universiteti i Shkodrës ka blerë 51 500 Euro gazoil për ngrohjen e godinave.
- Vetëm dy nga 6 universitete kanë shpenzuar për shkencën. Nga 4.6 milion Euro të përdorura për zërin “Investime” në një vit kalendarik, vetëm 0.4% kanë shkuar për kërkim shkencor.
- Universitetet publike kanë kryer shpenzime të larta për blerje kancelarish dhe orendish zyrash, por nuk kanë bërë transparente detajet e mallrave të blerë. UPT ka shpenzuar 410 000 Euro për orendi zyrash pa publikaur detajet e tyre ndërsa Universiteti i Tiranës e ka përdorur pothuajse të gjithë buxhetin e këtij zëri 73 100 euro për të blerë letra A4.
- Pavarësisht se ky viti akademik është zhvilluar në distancë, 4 nga 6 universitetet e monitoruara kanë përshkruar distanca të konsiderueshme duke shpenzuar karburant për makinat. UPT ka shpenzuar 50 500 Euro karburant me tollona vetëm për tre muaj gjatë periudhës Tetor – Dhjetor 2020.
- Godinat bosh janë ruajtur me shifra marramëndse gjatë një viti kalendarik. Universiteti i Tiranës ka shpenzuar 555 250 Euro për roje dhe 236 200 Euro për kamera sigurie. UPT ka paguar 20 600 Euro për sigurimin e pasurisë së universitetit, ndërsa Universiteti i Elbasanit, i cili administron një numër më të ulët godinash ka shpenzuar gati dyfish më shumë se universitetet e tjera të rretheve për roje.
- Portali u-transparenca.al nuk përmban të dhëna mbi prokurimet dhe kontratat e IAL-ve me të tretët për vitin 2020 – 2021. Kjo mungesë u vështirëson studentëve të kuptojnë shpenzimet totale të universitetit, detajet nën zëra dhe raportin e shpenzimeve për mënyrën se si harxhohen paratë e tyre.
Top Channel