Fatura e pagesave për koncesionet do të rritet ndjeshëm përgjatë vitit 2022 duke arritur sipas draftit të qeverisë në 13.8 miliardë lekë, ekuivalente me gati 112 milionë euro.
Janë 7 kontrata të reja koncesionare që do të aktivizohen vitin e ardhshëm ku vlera e tyre arrin në total në 214 miliardë lekë, ku aksi rrugor Milot Fier ka edhe rezulton edhe kontrata me vlerën më të lartë pre 178 miliardë lekë, ku për vitin 2022 do të miratohet një prej segmenteve të saj.
Në 2022 qeveria do të rikthejë sërish koncesionin e kolaudimit të makinave, pra kontrollin teknik të mjeteve që kap vlerën e 20.2 miliardë lekëve, shërbim që aktualisht që prej janarit të këtij vitit ofrohet nga Drejtoria e Transportit Rrugor, pas përfundimit të kontratës problematike me kompaninë SGS.
Kontrata të reja koncesionare përfshijnë ndërtimin e mirëmbajtjen e “Triportit Vlorë” si dhe ajo për ndërtimin e aeroportit të Sarandës, ku aktualisht Ministria e Infrastrukturës ka anuluar procedurën koncesionare për shkak të mos paraqitjes së asnjë oferte brenda afateve kohore të përcaktuara prej saj.
Po ashtu, në listën e kontratave të reja parashikohet koncesionin për shërbimin e çelësave të shërbimit të infrastrukturës së çelësave publikë, rritjen e sigurisë rrugore me vlerë 5 miliardë lekë, si dhe një tjetër kontratë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rekreative të blloqeve të banimit në disa lagje të qytetit të Elbasanit prej 882 milionë lekë.
Ndërsa pjesa tjetër e pagesave koncesionare janë për kontratat ekzistuese si ajo për rrugën e Arbrit, koncesionin e skanimit në dogana, koncesionet e shëndetësisë për sterilizimin e sallave kirurgjikale e shërbimin laboratorik si dhe për projekte të tjera që vijojnë edhe përgjatë vitit 2022.
Top Channel