Biznesmeni Nazim Çangu në spital

Biznesmeni Nazmi Çangu kaloi një natë terrori në banesën e tij në fshatin Nikël të Fushë-Krujës, ku dhjetë persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës e torturuan për disa orë. Këtë të hënë ai është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Vetë Çangu ka treguar fillimisht se pasi i futen bashkëshorten, vajzen dhe një shoqe të saj në një dhomë, atë e kanë lidhur dhe torturuar që të tregonte çelësin e kasafortës.

Sipas tij, grabitësit i janë shfaqur në dhomën e gjumit dhe i janë prezantuar si punonjës të Policisë së Shtetit. Ai është përleshur me ata dhe tregon se ka identifikuar të folurën e tyre, si banorë të zonës së Kurbinit a Malësisë së Krujës. Një gjë është e sigurt, që grabitësit e njihnin mirë familjen Çangu, pasi dhe fëmijëve u janë drejtuar në emër, po Nazmiu thotë se nuk ka ende dyshime konkrete.

Në kamerat e sigurisë së saj është fiksuar një person që hyn në oborr, duke kapërcyer avllinë dhe kalon në pjesën e pasme të shtëpisë për të lehtësuar hyrjen e grabitësve të tjerë nga  dera e pasme.

Nga hetimet e para rezulton se grabitësit janë kujdesur të mos lënë pas gjurmë, ndërsa Nazmiu dhe familja e tij presin drejtësi për ngjarjen e rëndë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA