Inflacioni shqetëson ekonominë globale/ Banka e Anglisë paralajmëron se inflacioni vitin e ardhshëm shkon 5%

23/10/2021 01:34

Inflacioni është shqetësimi kryesor për të gjitha ekonomitë globale. Rritja e çmimeve për produktet e artikujve të përditshëm, pritet të sjellë nga pas vështirësi për rimëkëmbjet ekonomike.

Kryekonomisti i Bankës së Anglisë ka paralajmëruar se inflacioni pritet të arrijë rreth 5% vitin e ardhshëm, shumë sipër objektivit prej 2%. Për këtë arsye këshilli mbikëqyrës i Bankës së Anglisë do të mblidhet për të marrë vendime të rëndësishme në lidhje me politikën monetare në 4 nëntor.

Në një takim me përfaqësues të Shkollës Ekonomike në Londër, edhe guvernatori Gent Sejko u shpreh se inflacioni do detyrojë Bankën e Shqipërisë të shtrëngojë politikën e saj monetare.

Rritja e normave të interesit është vendim i pritshëm në kushtet, kur kanë qenë në nivelet më të ulëta për të stimuluar ekonominë gjatë periudhës së pandemisë. Në shtator inflacioni në Shqipëri qëndroi në nivelin 2.5%, ndërsa objektivi i Bankës është 3%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA