![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/vlcsnap-2024-06-21-21h09m53s614_sd-800x450.jpg)
21/06 22:04
Ditën e sotme, princesha Geraldinë ka festuar ditëlindjen e saj të parë.
Lajmin e ka bërë të ditur Princ Leka përmes një shënimi në facebook, shoqëruar edhe me disa foto, ku e vogla shihet që hedh hapat e parë.
“Sot festuam ditëlindjen e parë të Geraldinës sonë. Është një gëzim i pamasë qe jemi prindërit e këtij bekimi që na ka falur Zoti”, shkruan Princ Leka.
Top Channel