Paloma ka trazuar shtëpinë e Big-Brother kur në një moment ka akuzuar produksionin për falsifikim. Ky episod u regjistrua gjatë javës kur banorëve u është kërkuar që të shkruajnë tre pyetje për banorët e nominuar.
Pasi i prezantoi klipin ku vetë Paloma i kishte bërë pyetjet ashtu siç ishin lexuar, Arbana i kërkoi konkurrentëve që të jenë më të kujdesshëm me akuzat, pasi nuk do dëshironte që askush të penalizohej se mendon në mënyrë të gabuar.
Diskutimi:
Paloma: S’po më kujtohej, por strategjinë që nuk e kisha përfshirë në pyetje. Ndjesë. Por kur arrin në ato betime janë shumë të rëndësishme në jetën time, por strategjinë fare. Isha e fiksuar që nuk e kisha thënë pjesën e strategjisë. Ne lëvizim dhe harrojmë edhe gjërat që i themi.
Arbana: Është tjetër gjë që të mos e mbash mend dhe tjetër gjë që të hedhësh akuzat e falsifikimit. Do doja që të jeni më të kujdesshëm dhe të mbani përgjegjësitë tuaja dhe është shumë e shëmtuar që të nisim programin me akuza për falsifikime. Ky prodhime i ka lënë hapësirë vetes dhe publikut që të
Paloma: Nuk e kisha personalisht me vendin ku jam rritur dhe kam punuar, por jetojmë 24/24 dhe dashje-padashje janë gjëra që na rrëshqasin. Kërkoj ndjesë se dashje-padashje presioni i këtyre ditëve për ne ka qenë shumë i madh.
Arbana: Të jemi të kujdesshëm për vazhdimin. Se nuk dua që askush prej jush të penalizohet se mendon në mënyrë të gabuar. Më duket kohë e humbur të merremi me këto gjëra që as nuk konceptohen.
Top Channel