Ndonëse pritet të dalë vendimi i Komitetit Teknik për dozën e tretë të vaksinës, numri i personave që po vaksinohen me dozë të parë është shumë i ulët.

Vaksina po refuzohet nga studentët, madje dhe nga ata të cilët e kanë vendosur të studiojnë mjekësi. Silva Bino, shefja e departamentit të sëmundjeve infektive thotë se me studentët duhet biseduar dhe sqaruar për çdo dilemë që ata kanë.

Shumë nga studentët preferojnë Pfizer, por kjo vaksinë bëhet vetëm me rekomandimin e mjekut.

Disa prej studentëve thonë se nuk e bëjnë vaksinën pasi kanë kaluar Covidin, por Bino shpjegon se si procedohet në këtë rast.

Tanimë duket se ka rënë poshtë vaksinimi me detyrim pasi në shumë fakultete ata janë lejuar të hyjnë në auditore. Vaksinimi me detyrim pritej të rriste përqindjen e mbulesës vaksinale, por në fakt bëri efektin e kundërt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA