Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndetur nënshkrimin e memorandumit tre palësh mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut sa i takon Korridorit 8.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Nënshkrimi i këtij memorandumi është një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit mes tri vendeve, për një ndër projektet më të rëndësishme për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Përshëndes nënshkrimin e memorandumit tre palësh mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut sa i takon Korridorit 8🤝🛣🚦
👉Një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit mes tri vendeve, për një ndër projektet më të rëndësishme për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor🇦🇱🤝🇧🇬🤝🇲🇰
👉Nga Durrësi-Rrogozhinë-Peqin-Elbasan-Librazhd-Prrenjas, ky korridor është dhe mbetet shumë i rëndësishëm për Shqipërinë.
#ShqipëriaeArdhmjaJonë🇦🇱⭐
#SkaKohëPërPushim🏃♀️ 🏃🏻♂️
Top Channel