Jo më larg se 10 ditë më parë, Beniada dhe Arditi vendosën që të ndanin përgjatë natës krevatin e vetëm dopio në shtëpi.

Ky veprim i tyre nxiti shumë komente dhe diskutime mes banorëve dhe publikut teksa këta të fundit pretenduan se mes tyre mund të kishte diçka më shumë se sa miqësore.
Me largimin e Elhaid Cufit, njëri nga krevatet u lirua dhe pas shumë e shumë debateve, Arditi dhe Beniada vendosën që të flinin veçmas.
Por duket se modelja nuk është shkëputur tërësisht nga raporti i afërt me këngëtarin përderisa i krijoi këtij të fundit një rreng të vogël.
Beniada vendosi që mbrëmjen e djeshme t’i lagte krevatin Arditit duke shkaktuat në shtëpi një situatë tepër komike.

Top Channel