Të paktën 24 persona kanë vdekur nga vërshimet në jug të Indisë, pasi shirat e rrëmbyeshëm kanë dëmtuar shtratin e ujit të lumenjve.

Pesë fëmijë janë në mesin e të vdekurve.

Ka shqetësime se numri i viktimave mund të rritet pasi disa persona janë ende të zhdukur, sipas REL.

Shumë shtëpi i ka marrë uji dhe njerëzit janë bllokuar në rajonin Kotajam në shtetin Kerala.

Incizimet nga ajo zonë kanë shpërfaqur një autobus me pasagjerë duke u shpëtuar pasi rrotat janë bllokuar në ujë.

Kotajam dhe Iduki janë dy rajonet e prekura më së keqi.

Disa ditë me mot të tillë kanë rezultuar edhe me rrëshqitje të dheut.

Shumë helikopterë janë duke u përdorur për të dërguar furnizime në zonat ku janë bllokuar njerëzit, kanë thënë zyrtarët.

Mijëra persona janë evakuuar dhe mbi 100 kampe të shpëtimit janë krijuar në shtetin Kerala, kanë thënë autoritetet.

Kryeministri indian, Narendra Modi, ka thënë të dielën se ka folur me autoritetet e këtyre zonave rreth situatës së krijuar.

“Është ditë e rëndë që kanë vdekur shumë persona për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjeve të dheut në Kerala. Ngushëllimet e mia për familjarët”, ka thënë Modi.

Top Channel