Rinovimi i patentave do të kushtojë më pak, ulet me 1.500 lekë tarifa
15/10/2021 18:21
Lejet e drejtimit, nga muaji i ardhshëm do të rinovohen kundrejt një tarife më të ulët, se sa është aktualisht.
Mesatarisht, rreth 30 mijë aplikantëve u duhet të rinovojnë lejen e drejtimit çdo vit. Nga 3.500 lekë që paguajnë aktualisht, nga nëntori do të paguajnë 2.000 lekë.
Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Rama, përmes një postimi në “Facebook”: “Të gjitha rinovimet e leje drejtimeve të klasit B, me afat të kufizuar 3 ose 5 vjeçar, si edhe ato me kufizim për shkaqe shëndetësore do të kushtojnë -43%”.
DPSHTRR shkruan se enti ka mision të diversifikojë mes risive e inovacionit që të kompensojë rregullimin e atyre tarifave që ndihmojnë shtresa më vulnerabël por edhe më të ekspozuara në pagesa.
Top Channel