Kapriçot e motit/ Pas muajsh thatësire, Fierin e përfshijnë reshjet e dendura

25/09/2026 10:07

Pas më shumë se katër muajsh thatësire dhe temperaturash të larta, Fierin e kanë përfshirë sot reshje të dendura shiu.

Pas një periudhe të gjatë me mot të thatë dhe temperatura të larta, reshjet e para me intensitet të konsiderueshëm kanë nisur në orët e mëngjesit, duke ndryshuar ndjeshëm situatën atmosferike në qytet dhe zonat përreth.

Shiu ka qenë i dendur në intervale të caktuara, ndërsa pas muajsh të tërë pa reshje të rëndësishme, ndryshimi i motit është shoqëruar edhe me një rënie të temperaturave.

Reshjet vijnë pas një periudhe të gjatë thatësire, e cila ka ndikuar në tokat bujqësore, burimet ujore dhe bimësinë në zonën e Fierit.

Vijon të mbetet për t’u parë nëse reshjet do të jenë të qëndrueshme edhe gjatë orëve në vijim.

Top Channel