Qeni robot që ecën në çdo terren, tashmë armatoset me pushkë snajper nga grupi amerikan (fotot)

15/10/2021 21:08

Një robot autonom katërkëmbësh që und të ecë për 12 kilometra në çdo reliev, është armatosur nga krijuesit e tij me një pushkë preçizioni që mund të godasë objektivin deri në 1.2 km distancë.

Kështu që këshilla e mënçur “mos i lër armë fëmijëve në dorë” tani mund të përdoret edhe për robotët, teksa po bëhet e qartë se krijimi i tyre është pikërisht në funksionin e një arme autonome.

Kompanitë amerikane të teknologjisë ‘Sword Defense’ e ‘Ghost Robotics’ i kanë dhënë tashmë armatime qenve të tyre robotë.

Qeni robot me snajper u shfaq në konventën e përvitshme të shoqërive prodhuese me ushtrinë e SHBA.

Katerkëmbëshi i quajtur Ghost Vision-60 Q-UGV i prodhuar nga Ghost Robotics vjen në katër modele dhe më i larti është i prej 60 cm.

Ai mund të ecë me shpejtësi 2 deri në 3 metra në sekondë dhe me një karikim të baterisë mund të funksionojë për 10 orë ose duke lëvizur për 12 kilometra.

Është e qartë se roboti mund të shkojë kudo, madje me përditësimet e reja do të mund të ngjisë tipe të vështira shkallësh, duke u kthyer kështu në snajperin e përkryer, sa herë dikush do të ketë nevojë, pasi kompania i ka vendosur në kurriz pushkën SPUR.

SPUR është akronimi i “Special Purpose Unmanned Rifle” (Pushka pa Ushtar për Qëllime të Veçanta) , dhe është projektuar sipas kompanisë për të hapur zjarr “preçizioni nga vendndodhje pa staf”.

Kompania tha se  snajperi SPUR menaxhohet nga operatori njerëzor në distancë, por siguria për këtë mbetet në dorë të kompanisë.

Karikatori i SPUR aktualisht mban dhjetë plumba.

FOTO GALERI
4/6
Pushka SPUR është akronimi i “Special Purpose Unmanned Rifle” (Pushka pa Ushtar për Qëllime të Veçanta)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA