Përqafime dhe lot/ Paloma surprizohet nga vajza e saj
15/10/2021 23:06
Disa ditë më parë Paloma rrëfeu për Monikën dhe publikun se i është dashur që me bashkëshortin të kalojë një luftë të vështirë.
Ajo pranoi se ai ka qenë i alkoolizuar dhe se ka vuajtur dhunën dhe agresivitetin e ushtruar nga ai.
Spektaklin e sotëm ajo u përball me bashkëshortin e saj i cili i kërkoi të mos flasë më për atë përiudhë që tashmë ka kaluar.
Pas kësaj, surprizë posaçërisht për të ‘’Vëllai i Madh’’ e bashkoi atë me personin më të shtrenjtë, vajzën e saj.
Takimi u shoqërua më shumë përqafime dhe lot përmallimi.
Top Channel