Berisha bën 77-vjeç, ambasadorja Yuri Kim mesazh për personat non grata

15/10/2021 20:11

Në të 77 ditëlindje Sali Berisha nuk mori ndonjë kartolinë urimi nga selia diplomatike në Rrugën e Elbasanit.

Por në këtë ditë indirekt në adresë të zotit Berisha i shpallur non grata nga SHBA dhe atyre që kanë thënë se do të lobojnë në kongres për të hedhur dritë rreth fakteve të përdorura nga sekretari Blinken, ambasadorja Yuri Kim pati këtë mesazh.

“Seksioni 7031(c) për personat non grata nuk është subjekt negocimi dhe askush, nuk duhet të pretendojë për tu bërë një negociator. Të shpallurit Non Grata mbase mund të fajësojnë konspiracionet por faktet, janë janë të pamohueshme. Presidenti Biden e ka bërë këtë të qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin përpara përgjegjësisë ata që përfshihen në korrupsion”.

Në një kohë kur dimri i acartë amerikan e ka rrethuar Sali Berishën, në formë mbështetje me plot ngrohtësi presidenti Ilir Meta i dërgoi këtë mesazh urimi. “E urova përzemërsisht Prof. Dr. Sali Berishën me rastin e 77-vjetorit të lindjes! Për më tepër, që numri 77 sipas Biblës është edhe simbol i përsosmërisë!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA