Ka shkuar mbi 716 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins, me 1 mijë e 506 viktimat gjatë 24 orëve të fundit, numri total i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në 716 mijë e 570.

Ndërkohë me 114.797 raste në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve në SHBA ka arritur në 44.571.733.

Me mbi 4,79 milionë raste, Kalifornia renditet e para në vend, ndërsa vijojnë Teksasi me mbi 4,14 milionë dhe Florida me mbi 3,64 milionë. Po ashtu me mbi 70 mijë vdekje, Kalifornia renditet e para në SHBA për sa i përket numrit më të lartë të viktimave nga COVID-19 dhe ndiqet nga Teksasi me mbi 67 mijë vdekje dhe Florida me mbi 57 mijë vdekje.

Sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e cila ndjek statistikat për vaksinimin kundër COVID-19 në SHBA, 78,4 për qind e popullatës së rritur ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, 67,9 për qind dozën e dytë dhe 7,6 për qind dozën e tretë.

Top Channel