Rusia regjistron numrin më të lartë të viktimave që nga fillimi i pandemisë

14/10/2021 01:35

Rusia vazhdon të raportojë shifra të larta viktimash nga Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit Rusia regjistroi numri më të lartë të viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Sipas autoritetetve janë regjistruar 984 vdekje gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total të viktimave në 219 mijë e 329.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit po ashtu njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 28.717 raste të tjera, duke e çuar në 7.861.681 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me Covid-19.

Ndërkohë, numri i pacientëve të shëruar nga virusi ka arritur në 6.916.086, përfshirë 21.801 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë.

Top Channel