28/11 09:04
Disa persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur në Norvegji, pasi një person i ka sulmuar me hark me shigjeta.
Ngjarja ka ndodhur në qytezën Kongsberg në jugperëndim të kryeqytetit Oslo, mbrëmjen e së mërkurës.
Nuk dihet ende numri i viktimave dhe as shkaku i këtij sulmi të çuditshëm. Sipas policisë, agresori është kapur dhe duket se ka vepruar i vetëm. Ai po merret në pyetje, ndërkohë që qytetarët janë këshilluar të qëndrojnë Brenda.
Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, dhe helikopterë, që kanë dërguar në spital të plagosurit.
Ministria e Drejtësisë në Norvegji, Monica Maeland tha se po e ndjek nga afër çështjen dhe kërkojë kryerjen e hetimeve sa më shpejt.
Top Channel