Artistët transformojnë kazinonë e Berlinit në ekzibicion urban multimedial (fotot)

13/10/2021 20:17

Artistë në kryeqytetin gjerman kanë transformuar një ish-kazino në një ekzibicion multimedial të artit të rrugës, para se ndërtesa prej 2,000 metra katrorë të shkatërrohet.

Dhjetra artistë të rinj po shfaqin krijimet e tyre  në ekzibicionin e quajtur “Game Over”, dedikuar zgjermit të eksperiencës së vizitorëve me realitetin virtual.

Prej imazhit të Hulk që ngrihet mbi kokat e vizitorëve deri te pikturat që ndryshojnë ngjyra, ekzibicioni ofron eksperiencën e pikturave 3D.

Ekspozimet janë të frymëzuara nga lojrat ‘videogame’ dhe kohja e izolimit të pandemisë.

“Pas kohës së gjatë të izolimit  pa krijimtari, më në fund kemi krijuar një masë ngjyrash, jo vetën në jetën tonë por shpresojmë dhe të të tjerëve”, tha kuratori  Joern Reiners.

Ai shtoi se aplikacione dixhitale u lejojnë vizitorëve të drejtojnë celularët te punimet për të zbuluar çfarë fshihet prapa pikturave analoge.

Berlini është një qendër e vjetër e kulturës urbane dhe artit të rrugës, çka duket qartazi në fasadat e qytetit.

Më të famshmet prej tyre janë vizatimet në pjesët e mbetura të Murit të Berlinit.

FOTO GALERI
5/12
Ekspozimet janë të frymëzuara nga lojrat ‘videogame’ dhe koha e izolimit të pandemisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA