Tre persona janë arrestuar nga policia e Fierit. Njëri u kap me armë të ftohtë në makinë, ndërsa dy të tjerët drejtonin mjetin në gjendje të dehur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta, shtetasin Xh. A., 27 vjeç, banues në Portëz, Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij është gjetur dhe sekuestruar një shufër hekuri në cilësinë e armës së ftohtë”, njofton policia.
Ndërkaq, në pranga u vunë edhe shtetasit E. Sh., 33 vjeç, banues në Kuman dhe K. Sh., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel