“Hajduti hyri nga dritarja, doli nga dera kryesore”, detaje nga vjedhja e dokumenteve të “Dhërmiut” në zyrën e Mbrojtjes së Tokës

12/10/2021 10:50

Mbrëmjen e kaluar, pak para mesnate, një person ka hapur zyrën e Administrimit të Mbrojtjes së Tokës dhe të pronave. Burime për Top Channel bëjnë me dije se janë vjedhur dokumenta të zonës së Dhërmiut, të quajtura “Formularë 6”.

Një person ka përdorur mjete të forta për të hapur zyrat që kanë më shumë rëndësi në institucion. Ai ka hyrë nga dritarja dhe ka dalë nga dera kryesore. Roja ka konstatuar se ishin grabitur zyrat. Hetimet kanë nisur për të mësuar detaje rreth dokumenteve të vjedhura, mënyrës se si ka hyrë brenda zyrave dhe identifikimin e tij.

“Rreth orës 00:15 jam njoftuar që kanë hapur zyrat. Një person ka ardhur me mjete të forta dhe ka hapur zyrën e pronave. Erdha këtu, gjeta policinë dhe rojen. Po bëjmë një inventar për të saktësuar çfarë mungon. Është zyra e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës dhe zyra tjetër. Nuk dimë për vjedhje dosjesh derisa të mbarojmë inventarin. Këto janë zyra që kanë rëndësi tjetër në krahasim me zyrat e tjera të qarkut. Nëse ka humbur një dokument origjinal, ka një rrezik se nuk mund të krahasohet me dokumentin fotokopje.

Roja e ka konstatuar, e ka njoftuar. Sipas të dhënave, ka hyrë nga dritarja tek zyra e zëdhënësit dhe ka dalë nga dera kryesore. Edhe dera kryesore ka kamera”, tha Bardhi Gjika, shef i zyrës së Administrimit të Tokave pranë qarkut Vlorë.

Kadastra e Vlorës ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes për problematika të ndryshme dhe janë verifikuar shpesh lëvizjet e ndryshme në institucion, që nga regjistrimet, legalizimet dhe deri te mungesa e marrëdhënies korrekte me qytetarët.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA