Bota në prag lufte: Kina përgatitet të godasë SHBA-në me armë bërthamore 

12/10/2021 12:12

Bota po i  afrohet rrezikshëm pragut të një lufte shkatërrimtare sic nuk është parë kurrë më parë nëse Kina kërcënon të ndërmarrë një sulm bërthamor ndaj Shteteve të Bashkuara, shkruan The Sun.

Sam Armstrong i Henry Jackson Society, it ha të përditshmes së njohur britanike se marrëdhëniet mes Washingtonit dhe Pekinit nuk kanë qenë ndonjëherë më keq se kaq. Ai thotë se dy palët janë mbërthyer në një luftë të re të Ftohte prej tre vitesh tashmë. Relatat dypalëshë arritën një pikë të re të ulët gjatë presidencës Trump dhe tani situata vetëm përkeqësohet.

CIA njoftoi pak ditë më parë se do të krijojë një grup pune të nivelit të lartë për Kinën, në kuadrin e përpjekjeve më të gjera të qeverisë amerikane për t’iu kundërvënë ndikimit të Pekinit. Grupi i punës do të jetë një nga rreth dymbëdhjetë qendrat me mision të caktuar që menaxhon CIA dhe që do të zhvillojë takime të përjavshme në nivel drejtues për të orientuar strategjinë e agjencisë ndaj Kinës.

Fluturimet e fundit të avionëve ushtarakë kinezë në jugperëndim të Tajvanit sakaq kanë ngritur alarmin në këtë ishull, të cilin Pekini pretendon se është pjesë e tij, por edhe kanë rritur tensionet në këtë rajon, që veçse ishte i tensionuar. pak ditë më parë  presidenti i Kinës, Xi Jingping u zotua se do të ndodhë “ribashkimi” i Tajvanit, ndërsa një ditë më pas, presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-Wen tha se shteti i saj nuk do t’i nënshtrohet presioneve të Pekinit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA