Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim u bëri thirrje autoriteteve se duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR, në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.
Me postimin e kryekomisionerit të KQZ-së, Ilirjan Celibashit, ku theksohet se Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve, ajo nënvizon se e drejta e qytetarëve të votojnë pa frikë është themelore për demokracinë.
Në profilin e saj zyrtar në Twitter, Kim deklaron se e drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm, pa frikë ose presion apo joshje të paligjshme është themelore për demokracinë.
“Ne i nxisim autoritetet të veprojnë sipas këtij dhe rekomandimeve të tjera të OSBE-ODHIR në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. E drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm – pa frikë ose presion apo joshje të paligjshme – është themelore për demokracinë”, shkruan Kim në Twitter.
Celibashi bën thirrje që institucionet përkatëse duhet të hetojnë dhe të sanksionojnë çdo shkelje që ndikon në besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor.
“Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të hetojnë dhe të sanksionojnë plotësisht çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor”, shkruan Celibashi.
Top Channel