Itali/ Dozë e tretë vaksine për mbi 60-vjeçarët dhe personat me imunitet të dobët

10/10/2021 10:23

Italia së shpejti do të fillojë administrimin e dozës përforcuese të vaksinave të COVID-19 për të gjithë grupmoshën mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët.

Vendimi është marrë një ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se ky vendim është mbështetur në dritën e rezolutave më të fundit të EMA-s.

Administrimi i dozës së tretë të vaksinës anti COVID-19 do të bëhet gjithmonë pas të paktën gjashtë muajsh nga përfundimi i ciklit të vaksinimit parësor.

Vendimi vjen ndërsa ka ende 8,4 milionë italianë që nuk kanë marrë as dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 (15,54 për qind e popullsisë) dhe në grupmoshën më kritike të 15-vjeçarëve mbeten pothuajse tre milionë (saktësisht 2 987 859) të paimunizuar.

Top Channel