Tronditëse në Greqi/ Prindërit e moshuar lidhën djalin 55-vjeç me zinxhir 15 metra të gjatë: Është agresiv!

09/10/2021 10:17

Lidhja e një 55-vjeçari me një zinxhir 15 metra të gjatë në oborrin e shtëpisë ka tronditur banorët në Volos të Greqisë. Dy prindërit e moshuar kishin lidhur djalin, për të cilin thonë se kishte probleme me shëndetin mendor, ishte agresiv dhe kishin frikë mos dëmtonin njerëzit e tjerë.

Gjykata i ka dënuar prindërit, 75 dhe 79 vjeç me 3 vite burg dhe gjobë. Mësohet se të moshuarit nuk fusnin në shtëpi djalin as kur binte shi apo kishte nevoja personale. Ata e linin djalin në një kasolle dhe nuk e pranonin brenda në ambientin ku jetonin vetë për asnjë arsye, shkruajnë mediat greke.

Gjykata ka bërë thirrje që të gjejnë zgjidhje pasi fëmija i tyre nuk është kafshë për ta lidhur me zinxhir. Pas dënimit, prindërit paraqitën një kërkesë në Prokurori për shtrimin në spital të djalit, ndërsa filloi procesi i ndihmës juridike, në kuadër të të cilit shërbimet sociale do të hetojnë kushtet e jetesës së 55-vjeçarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA