Izraeli merr lajmin për një sulm të mundshëm iranian ndaj ish kreut të Agjencisë së Sigurisë, zyrtari i lartë evakuohet menjëherë nga Arabia Saudite

22/06/2026 18:44

Shërbimet izraelite të sigurisë u njoftuan për një sulm të mundshëm të udhëhequr nga Irani ndaj ish-kreut të Agjencisë së Sigurisë së Izraelit (Shin Bet), Ronen Bar.

Si rezultat, u vendos që ai, së bashku me gruan e tij, të largohej menjëherë nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe të kthehej në Izrael. Të dielën, u bë e ditur se ish-kreu i Shin Bet dhe gruaja e tij, Dafna Bar-Agassi, u detyruan të largoheshin nga Emiratet e Bashkuara Arabe për shkak të një alarmi emergjent sigurie.

Disa burime thanë sot se evakuimi u krye për shkak të një paralajmërimi kërcënimi iranian kundër tij. Ronen Bar dhe gruaja e tij morën pjesë së fundmi në një konferencë të posaçme mbi çështjet e sigurisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas raportimit, në këtë ngjarje morën pjesë zyrtarë të lartë të sigurisë dhe inteligjencës nga vende të ndryshme të botës. Në të njëjtën kohë, megjithatë, një burim pranë Emirateve të Bashkuara Arabe mohoi kategorikisht raportet se Ministri i Jashtëm i vendit priti ndonjë konferencë në të cilën mori pjesë ish-kreu i Shin Bet.

I njëjti burim theksoi se Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe nuk priti një konferencë të tillë, as kohët e fundit dhe as në vitet e kaluara. Në të njëjtën kohë, ai hodhi poshtë gjithashtu akuzat për një incident që lidhet me largimin e ish-kreut të Shin Bet nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke i përshkruar raportet përkatëse si “krejtësisht të pabaza”.

Së fundmi, ai theksoi se Emiratet e Bashkuara Arabe ndjekin një politikë të qëndrueshme të mosndërhyrjes në punët e brendshme politike të Izraelit dhe nuk do të përfshihen në konfrontime politike ose procese të brendshme politike në vend.

Top Channel