Prindërit e Carolinës marrin kujdestarinë e plotë të mbesës: Duam ta pagëzojmë në një kishë ortodokse greke

09/10/2021 19:08

Prindërit e të ndjerës, Caroline Crouch, e cila u vra në mënyrë makabre nga bashkëshorti i saj Babis Anagnastopulos, kanë fituar kujdestarinë e plotë të mbesës së tyre Lydia.

Mediet e huaja shkruajnë se lajmin e ka bërë të ditur babai i britanikes, i cili në dokumentin e publikuar tha se tashmë Lidya do të  rritet në shtëpinë e babit të Caroline.

“Lydia, vetëm një vjeç, babai i së cilës ka të ngjarë të dënohet me burgim të përjetshëm, është vendosur zyrtarisht në kujdesin e prindërve të Caroline Crouch, Susan dhe David, në ishullin Alonissos ku ata jetojnë. Prindërit e vrasësit, Konstantinos dhe Gjeorgjia, do të kenë të drejtë të komunikojnë dhe ta takojnë mbesën e tyre pesë herë në muaj.

“Zoti dhe zonja Anagnostopoulous u kujdesën për Lydian pas vrasjes së nënës së saj dhe donin ta mbanin atë, por zotëria dhe zonja Krauts filluan një proces ligjor për kujdestarinë ekskluzive”, shkruan gazeta.

Plani i familjes së tij është për të pagëzuar Lidyan e vogël në një kishë ortodokse greke.

Top Channel