Drejt Anglisë me gomone/ Emigrantët nisen në det nën vështrimin e policëve francezë

09/10/2021 14:57

Kalimet ilegale të emigrantëve nga brigjet franceze drejt Anglisë vazhdojnë pa ndërprerje, madje edhe nën vëzhgimin e syve të policëve francezë, të cilët do duhet t’i pengonin ata, pasi Franca ka marrë 54 milionë sterlina nga Londra për t’i penguar.

Pamjet e kalimit të La Manshit me gomone në një nga ngushticat me të ngarkuara të trafikut detar në botë, është ndër më të rrezikshmit, por kjo nuk i pengon emigrantët që në mënyrë dëshpëruese të kërkojnë të mbërrijnë në brigjet angleze.

Këto pamje zakonisht do duhet të ndodhin gjatë orëve të errësirës dhe natës, por në mes të ditës, këto gomone janë bërë episode të zakonshme.

Rreth 40 emigratë kryesisht kurd të Irakut në këtë rast, janë filmuar nga televizioni britanik SKY NEWS, në përpjekjen e tyre për të kaluar drejt Anglisë. Mes tyre edhe fëmijë, ndërkohë që trafikantët më në fund arrijnë të ndezin motorët e gomonës.

E gjithë kjo skenë ndodh nën vëzhgimin e 8 policëve francez në breg, të cilët vetëm vëzhgojnë nga distanca fillimin e një udhëtimi të rrezikshëm dhe me shumë të panjohura në një gomone të mbingarkuar.

Anglia paguan Francën 54 milionë sterlina për të penguar kalime të tilla. La Manshi, ngushtica detare mes Anglisë dhe Francës është ndër më të ngarkuarat në botë për trafikun detar. Në këtë rast gomonoja për punë dhjetra metrash nuk goditet nga një cisternë e madhe, e cila ndoshta nuk e kishte pikasur gomonen me emigrantë, e nëse do ndodhte do të ishte një katastrofë e vërtetë.

Britania është mjaft e shqetësuar për kalimet ilegale drejt brigjeve të saj, ku shumica e udhëtimeve nisin nga brigjet franceze, ndërkohë që trafikantët tanimë kanë ndryshuar pikënisjet nga Belgjika dhe Holanda.

Brexit ka ndryshuar marrëdhëniet me Evropën dhe Francën, pasi edhe pse konsiderohet vend i sigurt, në kohën kur Britania ishte pjese e BE-së ekzistonte edhe marrëveshja e Dublinit për rikthimin e emigrantëve drejt vendit të parë të sigurt nga ishin nisur përpara se të mbërrinin në Angli.

Këto pamje tregojnë se përkundër sloganit, “get the country back”, apo të rimarrjes në dorë të fateve të atdheut, dukshëm Britania nuk po i kontrollon dot brigjet e saj, edhe pse qeveria aktuale ka forcuar tej mase rregullat dhe ligjin për emigracionin që parashikon deri dënime me burgim të përjetshëm për trafikantët të cilët nga këto pamje duket se nuk janë të shqetësuar ose ngase nuk e dinë se kanë ndryshuar ligjet ose ngase nuk u bën përshtypje një fakt i tillë.

Kjo situatë ka bërë që Britania të kërkojë mënyra dhe rrugë për të ndërprerë kalime të tilla ilegale emigrantësh dhe shqyrtimin e kërkesave për azil të imigrantëve në vende të tjera, por pa sukses deri më tani. Ndërkohë pamje të tilla janë bërë të rregullta, dhe shqetësuese për sytë e britanikëve të thjeshtë, të irrituar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA