Shpresat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një perspektivë të qartë kohore lidhur me pranimin në BE nuk u përmbushën as në samitin e vendeve të rajonit me bllokun europian në Bërdo të Sllovenisë. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, në deklaratën përfundimtare të samitit vendimet për pranimin në BE do të varen nga përpjekjet për reformat.
Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh kundër një date të caktuar për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
“Nuk sjell asgjë një afat deadline që në fund na vendos nën presion”, tha Merkel në samitin me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bërdo, sipas agjencisë së lajmeve afpd.
“Nuk e mbështeta këtë propozim. Deri më tani nga asnjë nga këto vende nuk janë plotësuar kriteret”, u shpreh kancelarja, edhe pse e theksoi se ka një “interes të jashtëzakonshëm strategjik” për të pranuar vendet e Ballkanit Perëndimor. Sllovenia, si vend mikpritës i samitit kishte ofruar vitin 2030 si kohë e caktuar për pranimin e këtyre vendeve, por nuk pati sukses.
Janez Jansa, kryeministër i Sllovenisë: Nuk është sekret se gjate diskutimeve në samitin e Bërdos, Sllovernia kërkoi që në deklaratë të vendosej një datë, një afat për zgjerimin. Nuk u vendos tani në këtë pjesë të saj, megjithatë kemi një diskutim të gjerë për këtë dhe shumica e vendeve të bllokut kanë shprehur gatishmërinë që gjatë dekadës së ardhshme të fokusohemi në përspektivën europiane të rajonit. Me këtë perspektivë, nuk ka më ekuacione. Ndërkohë, duhen zgjidhur çështje bilaterale Kosovë-Serbi e Maqedoni e Veriut- Bullgari. Por procesi i zgjerimit duhet te vazhdoje dhe kjo mund ta lehtësojë zgjidhjen e këtyre çështjeve dypaleshe.
Por mungesa e një date, erdhi me një paketë nxitëse miliarda euroshe për rajonin.
Von der Leyen: Një shumicë e madhe e vendeve anëtare kanë shprehur mbështetjen e tyre për zgjerimin përfshirë dhe ato më skeptiket dhe kjo është shumë e rëndësishme. Sigurisht duhen zgjidhur ende disa çështje dypalëshe siç është ajo mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Por ne treguam angazhimin tonë dhe me një paketë 30 miliardë dollarëshe për rajonin, ata mbeten partnerët tanë kryesore.
Top Channel