Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama për spanjollen “EL PAÍS”: Nuk presim më asgjë nga Bashkimi Europian

06/10/2021 10:38

Kryeministri Edi Rama mbërriti në Spanjë për të takuar homoloun e tij atje dhe më pas ka udhëtuar drejt Sllovenisë për të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor por thekson se nuk pret asgjë nga unioni.

Para takimit me kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez, Rama ka dhënë një intervistë “EL PAÍS”.

Gazetari Antonio Pita shkruan se është e vështirë të përcaktosh nëse është lodhja nga udhëtimi, humori i keq apo lodhja nga të njëjtat fjalë të këndshme për integrimin në BE që e bëjnë kryeministrin shqiptar të shprehet kështu.

Ne kemi mësuar rrugën e vështirë për të mos pritur asgjë, sepse kemi parë që Evropa nuk është në një moment shumë të mirë, ka shumë probleme të brendshme dhe zgjerimi nuk pritet me entuziazëm“, tha Rama për samitin.

Në shkrimin e tij, gazetari spanjoll ndalet te jeta personale e Ramës dhe në pika të rëndësishme të karrierës së tij politike.

I biri i një skulptori të famshëm, ai ka kombinuar pikturën, me ekspozita jashtë vendit. Ishte kryetar i kryeqytetit midis viteve 2000 dhe 2011 dhe kreu i qeverisë që nga viti 2013. Në vitin 2017 fotografia në të cilën ai u shfaq në një samit evropian i veshur me një kostum të zi dhe Adidas të bardhë me vija të kuqe u bë virale. Këtë të hënë, në Madrid, vetëm maska ​​e tij me trëndafil të kuq, e stiluar po nga ai, tërhoqi vëmendjen“.

Duke iu përgjigjur raporteve për nivelin e lartë të korrupsionit në vendin tonë, kryeministri thotë se jo çdo gjë është e besueshme.

Situata është ndryshe. Disa raporte duhet të merren me shumë kujdes: si bëhen, kush e bën, etj. Ato nuk janë shkencore dhe nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Nuk po them që Shqipëria nuk ka probleme korrupsioni, sepse kjo do të ishte një gënjeshtër, por që nuk mund të krahasohet aspak me tetë vjet më parë”.

Sigurisht që është një vend me probleme sepse ne vijmë nga një e kaluar e gjatë dhe e dhimbshme”,  thekson ai duke iu referuar regjimit komunist. “30 vjet janë shumë në jetën e një personi, por asgjë në rrjedhën e historisë. Procesi i ndërtimit të institucioneve nuk është i lehtë“.

Me një histori të gjatë përsa i përket fyerjeve ndaj gazetarëve, kritikët e e akuzojnë atë për lëvizje autoritare, dhe se mbështetet në rrjetet klienteliste si dhe ka dyshime për blerje votash, shkruan prestigjiozja spanjoll.

Gazetari u ndal te ofendimet ndaj gazetarëve, ndërsa  Rama i konsideroi “gjëra të së kaluarës të nxjerra jashtë kontekstit”.

Unë nuk kam ofenduar personalisht askënd! Thjesht fola për fenomenin e lajmeve të rreme, akuzat e pabaza … pjesë e asaj që unë e quaj gazetari dembele. Dhe kush ndihet i fyer, ndoshta është problemi i tij”.

Ndërsa sot, kreu i qeverisë ndodhet në Brdo të Sllovenisë, ku do të mbahet samiti BE- Ballkani Perëndimor, ku 27 shtetet anëtare të BE përfshirë dhe skeptikët si Franca e Holanda, pritet të japin një mesazh të qartë pro nisjes zyrtare të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA