Riorganizimi i PD/ Berisha: Kryetari që humbet zgjedhjet e përgjithshme do të dorëhiqet. Ja si do zgjidhet kryeministri

06/10/2021 19:05

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se riorganizimi i Partisë Demokratike do të përfshijë edhe largimin nga posti të kryetarit të partisë nëse humbet zgjedhjet e përgjithshme.

Berisha thotë se do ketë të drejtë të futet në garë sërish, por vetëm pasi të ketë dhënë dorëheqjen nga posti.

“Ne do bëjmë gjithçka që kryetari që humbet zgjedhjet e përgjithshme të mos jetë më kryetar. Kryetari që humbet zgjedhjet do japë dorëheqjen, ka të drejtë të futet në garë, por i dorëhequr.

Edhe kryeministri për të marrë postin do votohet në primare njëherë. Kjo parti kryeministrin e parë e ka përzgjedhur me votim me dy kandidatura, me votim në Këshillin Kombëtar.

Tani do ta bëjmë më demokratike partinë dhe i them shqiptarëve mos u ndikoni nga veprimet e turpshme, se një njeri që thotë kam studiuar në Europë dhe shkelmon votën është e turpshme. Ne nuk kemi asgjë më të çmuar se votën e lirë. Ne këtë parti do ta bëjmë ashtu siç janë idealet tuaja”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA