Ardit Çuni është këngëtari që është bërë pjesë e Big Brother VIP. Ai ka dashur të bëhet pjesë e reality-show prej kohësh dhe ia doli që të jetë pjesë e personazheve VIP. Kërkesa e tij është vetëm muzika pasi e konsideron si shumë të nevojshme.

“Jam Ardit Çuni, prej më shumë se 10 vitesh këngëtar. Aryseja pse dua ti futem BB është se më pëlqen ti tregoj publikut kush është Arditi në jetën reale 24 orë. Do ta përdor për mirë reklamën. Zgjedh të përballem me cdo gjë. Do të doja që nëse kërkoj ndonjë playlistë, të ma vendosnit se ka momente që kam shumë nevojë për atë që dua të dëgjoj”, tha Arditi.

Një ditë më parë, atij iu bë një kamera e fshehtë. Edhe pse të gjithë banorët janë vaksinuar dhe janë detyruar të bëjnë analizat, stafi i “Big Brother” vendosi të vinte në lojë Arditin duke e nxjerrë pozitiv me Covid-19.

Ai u përpoq të justifikohej duke thënë se ka bërë një tampon para 2 ditësh dhe ka rezultuar negativ, ndërsa shtoi se nuk mund të merrte antibiotik nëse do të ishte pozitiv. “Po pate covid, nuk merr dot antibiotik se të hedh në tokë”, thoshte Arditi.

Përveç kësaj, në bisedën me Arbanën, i kërkoi që të bëhej pjesë e Big Brother Vip pasi të përfundonte karantinën, por moderatorja e cilësonte si kundër rregullave.

“Nuk kisha shance në botë të isha infektuar. Mora mamin dhe i thashë që nuk do hyja në BB, kështu që nëse i ka rënë infarkt… I thoja Arbanës të lutem të futem javën e dytë, javën e tretë. Jo thoshte Arbana, s’ke shanc”, tregon Arditi.

FOTO GALERI
27/28

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA