Gazetarja e njohur Paloma është bërë pjesë e një rrengu nga Vëllai i Madh pasi është konsideruar si banorja më kapriçoze. Ajo mendonte se u vu përballë një votimi teksa po qëndronte në dhomën e dënimeve.
Ajo duhet të zgjidhte një konkurrent me të cilin do të shkonte në votim dhe mori aktorin e humorit, Donaldin. “Vëllai i Madh” zgjodhi që ta conte shakanë për Palomën deri në fund dhe e ftoi në studio si të eliminuarën e parë nga publiku.
Sapo hyri në studio, moderatorja Arbana i kërkoi që të mbante distancë. “Stop, stop, stop, distancë”, tha Arbana.
Ndërsa Paloma tha fjalët e saj falenderuese duke thënë: “Do të doja të jetoja njëherë pa menduar shumë. Kur është e shkruar, s’mund të kërkoj më shumë. Jam e lumtur dhe për këtë ftesë derisa mora vendimin që nga vajza, familja pasi babai nuk kishte pranuar të isha pjesë e BBV. Ndonëse në fund mora vesh që kmë kishte dhënë të gjitha bekimet. E vlerësoj publikun.”
Por Arbana zgjodhi t’i tregonte të vërtetën dhe Paloma nuk e fshehu për asnjë moment lumturinë se do të kthehej në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Top Channel